Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar dhe njoftimin zyrtar për llotarinë e këtij viti duke dhënë detaje mbi procedurat.

Në njoftimin në FB, ambasada sqaron se për të kontrolluar statusin duhet të hyni në faqen e internetit https://dvlottery.state.gov/.

Më tej sqaron se ata që janë përzgjedhur duhet të plotësojnë formularin për vizë DS- 260.

 

 

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

| Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

 

?? | The results of the DV-2021 visa lottery program are noë available online. You can noë check the status of your entry through the Entrant Status Check on the E-DV ëebsite at https://dvlottery.state.gov/ using your unique confirmation number. This is the only ëay to check ëhether your entry ëas selected. If your entry ëas selected, you will be directed to a confirmation page that ëill provide further instructions, including information on fees connected ëith immigration to the United States. If you are selected ëe encourage you to complete the DS-260 visa applications soon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb