Ronaldinho, ish-futbollist i Barcelonës dhe disa skuadrave të tjera, së fundmi ka dhënë një interviste mjaft interesante për gazën spanjolle ‘sport’.

“Nuk kam qenë kurrë një njeri që e ndjek shumë futbollin, ose të gjithë 90 minutat. Shoh momentet e mëdha, golat dhe ky mendoj se është futbolli. Ndonjëherë shkon mirë për ty, ndonjëherë jo, ky është futbolli.”

Më pas një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur në Spanjë flet për krahasimin mes Messi-t dhe Ronaldo-s. Braziliani e cilëson argjentinasin ‘më të mirin e historisë’, por thekson se zgjedhja është çështje pëlqimi.

“Messi është më i mirë në histori, nuk ka dyshime. Askush nuk e ka bërë atë që ai ka bërë. Shpresoj të luaj edhe 20 vite të tjera. Ata që dashurojnë futbollin duan ta shohin atë këtu dhe për shumë gjatë. Mendoj se kur të largohet askush nuk do të jetë në gjendje të marrë numrin 10 të Leos.

Për mua nuk qëndron pyetja kush është më i kompletuar, është çështje shijesh. Preferoj stilin e Messi-t. Dikush tjetër është i kompletuar, ai i ka të gjitha. Kështu që Messi është më i miri i historisë, por është çështje shije dhe unë preferoj atë.”

Ronaldinho zbulon edhe emrat e futbollistëve që do dëshironte të kishte pastur gjithmonë pas krahëve.

“Ka shumë lojtarë që nuk kam arritur të luajë me ta, por preferoj t’i kisha si mbështetës. Coutinho është një prej tyre.

Iniesta dhe ai janë lojtarë të mëdhenj. Të dy ata kanë stilin e tyre, por mendoj se Coutinho do të jetë një nga emrat e mëdhenj në botën e futbollit. Ai aktualisht është, por mendoj se mund të bëjë akoma dhe më shumë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb