Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë analizuar sot përgjigjen që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë kongresmenit amerikan Lee Zeldini, cili kërkonte informacione të detajuara për procesin e ndjekur për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, Zheji tha se bëhej fjalë për një përshkrim që nuk kishte fakte. sipas tij, përmbajtja e asaj letre ishte e varfër dhe se brenda nuk kishte prova.

“Ishte përshkrim, nuk ka fakte. E vetmja gjë që u jep vlerë këtyre rreshtave, është se thuhet nga DASH. Përmbajtja është e varfër. E kam lexuar. Nuk specifikon. ka rrëzuar disa pandema. Bëhet fjalë për periudhën që ka qenë kryeministër. Për të qenë me bindës, sidomos për ndjeshmërinë e opinionit, që ka krijuar debat, ka nevojë për koordinata më të sakta, më bindëse. Është provë, por e pamjaftueshme. Aty bëhet fjalë për në zyrë 31 qe merret me këtë përllogaritjen e buxhetit amerikan, që për mua ishte e padeshifrueshme. kemi rastin e kryeministrit i cili pati një akuzë nga SOBE, për 200 mln euro të falsifikuara dhe u ngrit dynjaja në këmbë. burimi i akuzave tha Rama ishte bërë mbi shpifje mediatike dhe jo mbi prova.”, tha Zheji. Ndërkohë, Lubonja pohoi se në këtë kthim përgjigje priteshin fakte, ndërsa shtoi se SHBA me rastin e Berishës ka shkelur principin e prezumimit të pafajësisë.

Lubonja: kjo nuk është gjë e re. edhe në motivimin e parë u tha; korrupsioni i niveleve të larta që ka vënë në rrezik demokracinë. ne kemi pritur fakte. këtu hidhet poshtë teza që ‘jo janë ça gjëra që i di Basha, dhe amerikanët s’i thonë’. unë ngulmoj që ka dy gjëra që duhen cituar. një është që në një shtet të së drejtës që aspirojmë të bëhemi, njeriu prezumohet i pafajshëm deri kur shkon në gjykatë dhe ka prova. të shkelesh këtë princip do të thotë që të bësh diçka jo demokratike. Këtu amerikanët e kanë shkelur. Ndryshe kur ke të bësh me politika antiamerikane. në këtë rast duhet të kishte një respektim. askush se pranon këtë vendim pasi shkelen principet. Nëse do i referohemi dhe atij materiali, pasi janë mediat dhe qeveria Ra ma pjesë e informacionit. amerikanët, kam parasysh një lobing të caktuar, duhej t’i referoheshin shumë të dhënave të tjera që na japim shifra më dramatike për këto 8 vite. unë skam pritur fakte, pasi amerikanët s’kanë hallin e korrupsionit këtu. halli është mbështetja që i jepet Ramës. pastaj të gjejmë pse i jepet mbështetje Ramës nga një lobing i caktuar. Arsyeje i kam thënë. Arsyet nisen nga muxhahedinët, apo afganët, apo armët kimike që do vinin këtu. lobingjet serbe se Rama ishte për ndryshimin e kufirit të Kosovës. sot është thelluar kapja e shtetit. Si nuk e panë masakrën zgjedhore, siç e tha Basha? Si nuk e panë amerikanat?! Kjo është një provë më shumë që këtu kemi të bëjmë me një lobing që ata duhet ta bënin.

Zheji: Administrata e Biden është në të njëjtën linjë sa i takon Kosovës, si administrata e mëparshme. kjo administratë ka platformë të ndryshme nga ajo e Trump, sa i takon raportit me Rusinë. Rama kërkon që të shpëtojë fytyrën e bukur të Vuçiç. Thirrja e doktorit nga ana e gjeopolitikës, ka qenë denoncim nga ana e tij gjatë kohës së Trump.

Lubonja: Aktorët e këtij ndryshimi nuk janë nga ana vetëm e Trump. Ka të dhëna që mbështetës të Ramës janë pjesë e kësaj strategjia. Zoti Basha kur u pyet se si shpjegohet kjo mbështetje amerikane për Ramën, kur u tradhtua për herë të dytë nga kryeministri, ai dha një argument ku e pranoi se ka ndodhur kjo me faktin se nuk kishin hequr dorë nga Berisha. ky është manipulim që i bëhet shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb