Kryebashiaku i Durrësit, Vangjush Dako thotë se mund të ketë përgjime edhe me eksponentë të tjerë të krimit. Ai thotë se në dosjen 339/1 janë dy vjet përgjime dhe se asgjë nuk përjashtohet.

Çollaku: Nuk ke ardhur ne konference shtypi këtu, te dëgjojmë ty te na thuash qe je akullore. S’je në dyqan akulloresh këtu. Janë 700 Cd. Jeni i sigurtë që s’ka përgjime të tjera me eksponentë të botës së krimit?!

Dako: Po mund të ketë.

Fevziu: Si mund të ketë, është normale!!!

Dako: Janë dy vjet përgjigje mund të ketë telefonata. Alo, po. Unë i përgjigjem çdo telefonatë.

Fevziu: Është normale që drejtori Ujësjellësit ti japë listat e punonjësve një krimineli?

Dako: Po drejtori është militant i Partisë Socialiste, normal që do punojë për votat.

Fevziu: A është normale që drejtori juaja ti japë listën e punonjësve në të dënuari.

Dako: A ja dha, a s’ja dha.. Se dimë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb