TIRANË

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke komentuar përgjimet e gazetës gjermane “Bild” tha se ai  distancohet nga çdo individ që merret me shit-blerjen e votave.

Ai pati edhe një debat me gazetarin Erl Murati, i cili iu drejtua ish-ministrit duke e pyetur se ku është deviza e drejtësisë, me të cilën erdhi në pushtet selia rozë.

Pjesë nga biseda:

Ahmetaj: Unë distancohem nga çdo individ që shet dhe blen votën. Prokuroria të hetojë me urgjencë. Unë distancohem. Ne kemi kërkuar në kod, që ta bëjmë kodin dhe ta përmirësojmë që këto të mos ndodhin. E mbani mend Rruzhdien.

Murati: Ke ardhur në pushtet me devizën e drejtësisë, çfarë keni bërë?

Ahmetaj: Personi dhe prokurori që ka pasur këtë dosje është i asociuar me PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb