TIRANE

Në rubrikën Opinion në New24, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, komentoi edhe përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild. Ahmetaj i konsideroi ato si fenomene tranzicioni të cilat gjejnë zgjidhje me përmirësimin e Kodit Zgjedhor, ndaj përsëriti ftesën për dialog pa kushte me opozitën.

“Ka probleme në procese zgjedhore, nisi buja ka dalë në përgjim kryeministri. Por ishte biseda më normale e një kryetari partie, për koordinatorin. Damian Gjiknuri thoshte po transportojmë votuesit në kllapa ju të mediave u shtuat paratë. Ka fenomene? Po ka është Ruzhdia e Gërdeci.

Është gabim, është fenomen tranzicioni, ju e kuptoni që kanë dalë të burgosur nga burgu. Këto janë fenomene tranzicioni që duhen përmirësuar Kodin Zgjedhor. Patjetër që ka fenomene, e duan përmirësuar. “ tha Ahmetaj ndërsa shtoi se nxit Prokurorinë të hetojë mbi këto dosje.

“A ka një dosje hetimore, që vijon hetimi. Në të gjitha emisionet i kam kërkuar, aq sa më takon mua, i kam kërkuar Prokurorisë t’i avancojë, dhe personat që kanë shkelur ligjin të marrin atë që meritojnë. Reflektimi politik, është të thuash po! Ne kemi vënë re në 30 vite fenomene specifike të izoluara që kanë potencial për të deformuar votën, hajde të ulemi në tryezë e të rregullojmë Kodin Zgjedhor.

Reflektimet në një forcë politike i sheh në normalitet ditë pas dite, javë pas jave. Patjetër që nuk ka punë njeri me shefin e policisë, unë s’ja u di numrat, emrat. Policia bën punën e vet, sa më larg të rrimë aq më mirë i bëjmë vendit. Ne kemi punë me votuesit, alternativën tonë. – u shpreh Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb