Gazetarja Klodiana lala raporton për BalkanWeb detaje nga dosja e SPAK për arrestimin e kreut të Kadastrës Shtetërore në Berat, Ervin Nelaj i cili ra në pranga për korrupsion pasiv pasi jepte leje legalizimi në këmbim të parave.

Nga një përgjim i zbardhur, rezulton një bisedë që tregon se si Ervin Nelaj së bashku me një punonjëse merrte dosjet përkatëse dhe në këmbim të parave jepte lejet për personat që i jepnin këto para.

Ai i kërkon disa dosje punonjëses, ndërkohë ajo i thotë se nuk mundet më të vijojë.

Duket se në listë janë disa dosje, por një prej tyre që i përket një personi me emrin Ledo.

Nga ana tjetër drejtori i Kadastrës, i kërkon punonjëses që mos i mbajë lekët vetë sepse i prish, por t’i mbajë në sirtar.

 

BISEDA E ZBARDHUR NGA DOSJA E SPAK

Ervini: Hajde

Punonjësja: Të kujt, aman se sma mban më

Ervini: 60, 65, 70, 75…

Punonjësja: Të kujt? Të voglin ça e ka ai, Dallavenin? Kujt të vogël mo?

Ervini: Po ai që thoshe ti që është afër…

Punonjësja: Diskaniti? Po dale se Diskaniti s’është bërë akoma

Ervini: Po ça e ke këtë Diskan?

Punonjësja: Akoma dhe Diskani është shkëmb. Jo Ledon, prit njëherë për Diskanin

Ervini: Ça ti bësh Diskanit?

Punonjësja: Se Elda tha se unë e kam parë tek noterja, nuk është ashtu fare

Ervini: Mir na mbaji këto se mos i prish unë

Punonjësja: Ti prish unë

Ervini: Unë i prish

Punonjësja: Lëri njëçik tek sirtari se vij i marr më vonë që do marr ndonjë

Ervini: Këtu tek sirtari janë, tek sirtari i parë

Punonjësja: E se vij unë tani për dy sekonda me ndonjë dosje

Ervini: Dosje, na mo dosjen ku i ke çu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb