Klodiana LALA
Xhensila KODRA

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Ermir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela.

Përgjimi u krye me urdhër të prokurorit të çështjes. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të përgjimeve të bëra nga organi i akuzës. Në përgjimin e bisedave ambjentale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31-vjeçarit. Mik-lari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin (Shkëlzenin) që t’ja dërgonte dhe t’i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

Dëshmia e Miklar Tolës

Miklar Tola, i pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet, ka deklaruar se njihej me shtetasit Ervin Zallumi dhe Shkelzen Buci. Ai ka treguar se rreth një muaj e gjysmë më parë e ka takuar Shkëlzenin dhe ky i fundit i kishte thënë se Ervin Zallumi i kishte ofruar shumën e 50 mujë eurove në dorë që të vriste Prelën dhe pas realizimit do t’i jepte edhe 30 mijë euro të tjera.

Po ashtu, Ervini është shprehur se nëse do të kishte problem dhe do të zbulohej vrasja, ai do ta ndihmonte. Miklari ka treguar më tej se Shkëlzeni i kishte kërkuar ndihmë për vrasjen dhe të mbante nën vëzhgim Mishelin, dhe si shpërblim do të merrte 25 mijë euro pasi të realizohej vrasja. Shkëlzeni i kishte dhënë Miklarit një aparat Nokia me të cilin do të bisedonin vetëm me sms. Sipas tij, ditën e ngjarjes kishte shkuar me makinën e bashkëshortes së tij përballë gjimnazit “Partizani” dhe kishte parë Shkëlzenin në trotuar. Pasi i ka folur, Shkëlzeni kishte hipur në makinë dhe teksa po bisedonin, aty kishte kaluar Misheli me biçikletë. Të dy kanë zbritur nga makina dhe Shkëlzeni i ka folur “O Mishel” dhe më pas Miklari ka dëgjuar disa krisma…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/25/pergjimet-plagosja-te-partizani-koli-sdo-kalbem-une-20-vjet-mren-per-b-e-atij-du-30-mije-eurot/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb