TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas transkripteve të Prokurorisë të publikuara nga deputeti demokrat Ervin Salianji ku përmendej dhe emri i tij.

Në një postim në Twitter, Balla thotë se nuk ka folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales dhe as me kunatin e kreut të PD-së. Këtij të fundit i bën një thirrje, duke përmendur emra që me sa duket janë të përfshirë në çështjen “Babale” dhe komunikime me Fredi Alizotin. Një prej tyre edhe Sali Lusha, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd?. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.???”, shkruan Balla.

Balla Twit
Balla Twit

Numri i përmendur prej tij, është një prej numrave që komunikon Fredi Alizoti dhe i tregon se ka marrë një pako të madhe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb