Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka cilësuar si rast unikal në botë përgjimet e publikuara nga “Bild” për blerjen e votave në Dibër nga mazhoranca socialiste.

Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ish-deputeti Balliu ka deklaruar se ato përgjime kanë faktuar se vjedhja e votës nuk është bërë vetëm në një zonë të caktuar, por në mbarë Shqipërinë.

Sipas tij, Rama flet sot se do të mbajnë përgjegjësi ata që bëjnë krim elektoral, por edhe vetë është kapur duke bërë krim.

“Për t’u treguar besnik ndaj partisë së tij, kishte marrë përsipër të angazhonte gjithë policinë e tij për të blerë votat në mënyrë makabër.

Varfërimi ishte i nevojshëm, sepse do të ishte e pamundur që një votë të kushtonte 50 mijë lekë. U desh varëfuar aq shumë e gjithë Shqipëria, që një person të bënte fejesën me 200 mijë lekë. Është rast unikal që ndodh në Evropë dhe gjithë botën, ku qeveria kapet duke bërë krim elektoral dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.

Rama flet sot se do mbajnë përgjegjësi ata që bëjnë krim elektoral, por vetë Rama është kapur duke bërë krim. Ato përgjime kanë faktuar se vjedhja e votës nuk ka ndodhur vetëm në një zonë të caktuar, por në mbarë Shqipërinë. Ishte një strukturë kriminale për shkatërrimin e sistemit demokratik në gjithë Shqipërinë. Arkitekti ishte vetëm Edi Rama”, është shprehur ish-deputeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb