Zbardhen detaje nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 7 personave, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe një mjek familje, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve për veshjen e makinave me xhama të zinj.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb të dhëna nga dosja e prokurorisë së Tiranës, ku përmes përgjimeve u arrit që të arrestoheshin shtetasit;

– Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal
– Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal
– Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
– Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim i dokumenteve shendetesore” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
-Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
-Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.

Denoncimi është bërë nga një person, i cili kishte shkuar në drejtorinë e Transporteve për të rinovuar dokumentacionin e mjetit te tij pasi donte të shkonte jashtë shtetit.

PERGJIMET
“Ne date 16.11.2021 ka shkuar tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit te Transportit Rrugor për t’u interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit te mjetit te tij me targe AA….pasi ai mund te shkoje jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjaret e tij. Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit te Transportit Rrugor Tirane jane zyrat e disa kompanive te sigurimeve dhe agjentet qe punojne ne keto zyra te kapin vete dhe te pyesin se per cfare shërbimesh je i interesuar. Sapo eshte afruar aty e ka pyetur nje grua rreth te 55 vjec se per cfare interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentet e mjetit i thote sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithe dokumentave. Kjo shtetase i eshte prezantuar kallezuesit me emrin Yllka, ishte me detyre agjente sigurimesh prane kompanise X dhe ne zyre punonte bashke me nje vajze me te vogel se ajo ne moshe. Kur ka pare makinen qe kishte te parkuar jashte ajo i thote “se perse nuk e vishte me xhama te zinj”. Kallëzuesi i thote se do kishte dëshirë, por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi keto makina i ndalojnë shpesh here neper postoblloqe. Gjate bisedës se bere Yllka i thotë; “mos u merakos per kete fakt” sepse fale njohjeve qe kishte me punonjes te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane e bente cdo gje te rregullt me letra duke i dhene atyre shume parash ne forme ryshfeti. Kur kallëzuesi e pyeti se si duhet te vepronte ajo i thote; shko tek nje miku im ne Sukth qe ka nje servis per veshje xhamash dhe i con direkt numrin e tij te celularit 068….. Mbasi kallezuesi te vishte xhamat e makines te erret 100% te përparmet dhe te pasmet do shkonte ta takonte ate (Yllken) e cila do ta pajiste me nje autorizim ne vleren 5000 leke te reja e me pas do kalonte makine ne kontroll fizik. Me pas duhej paguar mandati 20000 leke te reja (taksa shteterore pese vjecare) dhe tek punonjesit e Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane nepermjet Yllkes do cohej shuma 4000 leke te reja ne forme rryshfeti ne menyre qe xhamat te ishin me te erresuar se sa e lejon ligji. Gjate bisedes se bere kallezuesi ka mesuar se agjentja e sigurimeve shtetesia me emrin Yllka merrte persiper dhe kalimin e mjeteve ne kolaudim ne Fushe Preze sepse aty kishte njohje me punonjes te ndryshem pasi kishte punuar me pare aty. Nga biseda e bere me Yllken kallezuesi ka kuptuar se ajo bashkepunonte me nje punonjes me emrin Erjon sepse dhe tek servisi qe do te bente xhamat e zinj kallezuesi do te prezantohej si miku i Erjonit. Nga sa ka pare ne pak minuta qe ka ndejtur aty kallezuesi ka vene re se gati te gjithe agjentet e sigurimeve qe ishin me zyra aty ishin te perfshire ne veprimtari korruptive me punonjesit e brendshem te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane. Kur ka folur ne telefon me pronarin e servisit qe ka numrin 068… ai i ka thene qe ta merrte serisht ne darke dhe ti linte orar per neser. Kallëzuesi thote se agjentja e sigurimeve me emrin Yllka ka ne perdorim numrin 069….

Ne deklarimin e tij bashkëpunëtori thotë se në datën 17.11.2021, sipas porosise qe i dha agjentja e sigurimeve Yllka Pronja (Graceni) ka marre ne telefon numrin 068… qe i përkiste pronarit te servisit qe do te bente erresimin e xhamave te mjetit te tij me targe “AA…”. Gjate bisedes se bere ai i thote; hajde neser nga ora 11 paradite dhe lere makinen ne servis. Sot rreth ores 11.00 ka shkuar tek servisi ne fjale qe ndodhej ne Shijak te Durresit dhe ne hyrje te servisit ishte “Veshje xhamash” X. Ai i tha se veshja e xhamave 100% te erresuar kushtonte 15.000 leke te reja dhe se mjetin ai e mbaronte mbasdite. Gjate bisedes se bere i thote qe do vinte ta merrte mjetin neser ne mengjes.
Ne dokumentacionet qe kishte ai kishte përgatitur shkruhej sikur xhamat errësues anësor te shoferit dhe pasagjerit ishin 50%, dhe te mbrapmit 10% por qe ne realitet ato jane te veshur 100% errësues. Nga biseda e bere me punonjesin e servisit i thote se letrat i ka plotesuar siç e kërkon ligji dhe se ai nuk mbante pergjegjesi nese atij ja hiqte policia rruges. Punonjesi servisit ka folur ne telefon dhe me shtetasin me emrin Erjon qe ishte miku i Yllkes.

Kur ai e ka pyetur se perse nuk e kishte errësuar xhamin e pare sic dhe kishim folur ai me tha se duhet te shtoja dhe 5000 leke te reja. Ne oren 11.00 ka shkuar tek zyra e shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë e sigurimeve X ku i tregon se kishte veshur xhamat kundrejt pageses 20.000 leke te reja dhe i tregon dokumentacionin qe i dha punonjesi i servisit. Pasi pa letrat Yllka i thote se perse i kishte marre dokumentet nga pronari servisit sepse keto i kishte pergatitur ajo me pare pasi me kishte marre dhe fotokopje te lejes se qarkullimit. Deklaruesi i thote qe per kete gje nuk kishin folur me pare dhe i ka marre pasi ja dha vete punonjesi servisit X. Me pas Yllka i thotë shko tek parkingu ku ishte makina sepse do vinte ta takonte. Mbas disa minutash tek makina vjen djali qe ishte me Yllken me pare dhe i thote se ka dy dite qe eshte ndërruar drejtori i institucionit DRRSHTRR Tirane dhe inxhinieri i kontrollit fizik i kishte thene qe t’i jepnim dy dite kohe pasi ishte shtrënguar. Nga biseda e bere djali me tha se quhej Redi, me dha numrin e tij te celularit 067.. dhe i thote qe do te mbaronim pune por ka ardhur drejtori i ri dhe duan te heqin disa punonjës nga puna. I gjendur ne kete situate deklaruesi eshte larguar duke pritur qe ditet ne vazhdim te merrem ne telefon nga Yllka dhe Redi. Nga biseda e bere Yllken i thote se djali me emrin Redi eshte punonjes i transporteve.”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

BISEDAT
A-Bashkepunetori B-Gersi C-Yllka D-Redi (Pergjimet e bruto, te pakorrektuara)
Takimi i parë
A-Mirëmëngjesi si je?
B-Si u gëdhive ti? futu brënda
A-A e ke hapë? Si duket si ka dalë?
B-Si të duket ty?
A-Mir ka dal
B-Ashtu siç e doje ti
A-Po
B-Më rregull
A-Po tash ça letra duhen me marr unë, për me i çu atje
B-Ja ku i ke aty mbi kroskot
A-Këto janë mei mar me i bashkangjit për me i çu atje
B-Jo jo te kontrolli fizik
A-Ça ështe kjo faturë
B-Po
A-A e ke bërë xhamin e par ?
B-Po pse më ke thën për xhamin e parë?
A-Po o vëlla xhamin e parë
B-Nuk më ke thënë se e para nuk lejohet me letër xhami i parë ska ligj që e lejon. Pagu taksë sa të dush ti,me ligj nuk lejohet
A-Po jo o vëlla a të tha Erjoni bëhe ty
B-Dy të parët, jo të parin
A-Po jo or burr un të thashë e të parin dje ty
B-O vëlla se jemi keq kuptu këtu nuk ka llogjik që ti të marësh lej, e të besh xhamin e parë se ti nuk bën dot kolaudim, ata mu nuk më ka thën gjë për të parin po për dy të parët. I pari nuk ka ligj që e mban se nuk lejohet as me ngjyr as pa ngjyr, pastaj po qe se ky do e bëj është gjë tjeter ,po un e di që ky më ka then vetëm dy te parët, e këtej, jemi keq kuptu gjëra që ndodhin, dhe thjesht nuk desh ta besojsha për deri sa po me kerkoje fatur, se fatura nuk lidhet me të parin
A-Tjetër fatura tjetër xhami parë
B-Po thjesht jemi keq kuptuar
A-Po deri në njezet e pes përqind kalohet në kolaudim në kolaudim
B-Kë ?
A-Xhamin e parë
B-Xham ballor e ke vizë, ja ta ka vu shteti nuk lejohet asë njezet e pes asë zero ketu lejohet, ketu ta kam pezjet pavarsisht se ti e ke një qind,ketu ta kam bo nëdhjet pavarsisht se e ke njëqind kupton
A-Sa lejohet aty për mbrapa ?
B-Nëdhjet përqind
A-Lejohet me ligjë
B-Më ligjë
A-Vetëm i pari slejohet me ligjë
B-Me kët errsir që ke ti edhe i pari mer ersir
A-Për kët të parin si tja bëj
B-Këtu e ke vizë
A-Po nga njëzet përqind sja vë dot, tja kishe bo se un kam fol me Erjonin
B-Ti nuk ke për ta kuptu që e ke të vesh atë lloj xhani se është i bardhë
A-Po bëje o vëlla
B-Në rregull
A-sa duhet me të prit?
B-Për atë do shtosh e pezjet mij lek
A-Sa total?
B-Dyqind mij lek
A-Po mir mo vëlla beje, por sa duhet me të prit?
B-Dyzet minuta der në një orë
A-Si e ke emrin ti?
B-Gesi
A-Po dalim ne po pim një kafe e po vijmë
B-Okej

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb