Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane për organizatën kriminale ”Ndrangheta”, lidhjet me politikën shqiptare dhe pastrimin e parave.

Nazarko pranon se dihet që në Shqipëri në prokurime s’ka garë, pra i fiton njëri, teksa edhe këto përgjime nuk do kenë ndikim të fuqishëm tek elektorati, pasi do të harrohet pas një çudie tjetër.

Ai thotë se deri më tani nuk ka dëgjuar një ofertë nga palët politike se si do të ofrojnë një mekanizëm ligjor që do të garantonte garën e ndershme për tenderat, dhe këtë sipas tij duhet ta bëjë opozita.

”Përgjegjësisht në prokurime s’ka garë, pra i fiton njëri, kështu është njohur para përgjimit. Nuk sjell ndonjë gjë të re. Përgjimet ushqejnë mendimet popullore, pra shiko se politika jonë është e lidhur me Ndrangheta kalabreze.

Nuk besoj se do ketë ndikim të fuqishëm në ndryshimin e përfytyrimit të fituesit nga populli. Gjykata ndan fjalët nga veprat, është e rëndë për ciphollët, që afekton pjesën gri.

Qëndrimi i një partie në qeverisje, sjell status quo në interesat në punët publike, ndërtimet, ku nuk ka garë, pra ka vetëm një fitues, që quhen dhe oligarkë.

Personazhet që përmenden aty janë të njërit krah, por edhe tjetrit. Pra do përpiqen palët t’ia hedhin në fytyrë njëri-tjetrit. Çudirat e mëdha nuk zgjasin shumë, do ndodhë ndonjë tjetër e kjo do ikë.

Jemi në pikëpamje të bisedave, janë lëndë e parë për prokurorinë, s’ka të arrestuar subjekte shqiptare, vetëm një nga ata të arrestuarit ësthë shqiptarë. Ai që besohej se lidhte ata, nuk është shqiptar. Do kalojë një çudi tjetër, që s’jam në gjendje ta parashikoj.

Ne e dimë që nuk ka garë, nuk ka konkurrencë të lirë. Dikush një kolegu jonë, thoshte që ne jemi shtet që 98% e ekonomisë është private, ndërkohë shteti ofron 98% të punëve. Ndërlidhja me shtetin është thelbësore. Krijohet një statusquo në bazë të cilës fitojnë garat për ndërtim rrugësh, etj, pra një grup që fiton këto. Nga ofertat ekzistuese elektorale nuk kam gjetur një mekanizëm, përveç asaj komuniste që akuzojnë oligarkët etj. Ata punësojnë mijëra persona. Partitë ofrojnë kushte gare. Nuk e kam gjetur njëlloj si juve. Do duhet që opozita të ofrojë mekanizëm të qartë si do të garantojë garën. Një kompani që fiton tenderin për rrugën, ai ka mjetet, dhe është i pakonkurrueshëm, pra s’ka garë dhe për këtë arsye. Kjo kompani është e interesuar të vijë kjo apo ajo parti në pushtet. Një parti që s’ka 8 vjet në pushtet, vjen shumë e uritur, për të vjedhur. Kjo ësthë deja-vu që e kemi parë këto 30 vite. S’kemi parë mekanizëm ligjor që ofron garë. Maqedonia çuditërisht me Gruevskin iu rrit ekonomia, sepse koeficientin kryesor e merrnin ata që fitonin garën.”- tha Mentor Nazarko.

 

Analisti Nazarko ka folur nga ana tjetër edhe për zgjedhjet në Kosovë, teksa thotë se Vetëvendosja është më e avantazhuar të fitojë, por jo mbi 50% siç e nxjerrin disa sondazhe, bashkuar me të edhe Listën e Vjosa Osmanit.

Sipas Nazarkos, Kosova është në krizë të gjallë politike, pasi në rast se nuk do të ketë konsensus për Presidentin e ri atëhere shkon prap në zgjedhje. Për Nazarkon nëse Vetëvendosja vjen në pushtet atëhere për Presidentin mund të bashkojë votat me AAK, nëse kjo e fundit merr numër të konsiderueshëm mandatesh, por nga ana tjetër  ekziston edhe mundësia me PDK, që do të ofronte stabilitet.

”LVV mund të arrijë shumicën e vendeve të pjesës shqiptare, ulëseve. Nuk e besoj atë, por ka shumë sondazhe që mund të jenë të manipuluara. Nëse LVV plus atë Listën e Vjosa Osmanit do arrijë 50%, do zhdukeshin disa parti, LDK dhe PDK duhen nën 10%, që ësthë e pamundur. Partitë në Kosovë janë edhe realitete rajonale, klientelare. E pamundur të imagjinosh që do jenë këto shifra. LVV mund të shkojë në 40%, e besoj. Po nuk e shmang Kosovën nga kriza e gjallë politike dhe institucionale. Gjykata Kushtetuese ka marrë disa vendime që nxisin krizën periodikisht. Kosova do duhet të përballet me zgjedhjen e Presidentit, duhen 80 deputetë, dhe LVV i duhet koalicion me parti tjetër. Nëse jo, atëhere shkon sërish në zgjedhje. Kosova po vuan pasojat e të qenit një shtet i ri. Ksova ka pjekurinë më të madhe se këtu në Shqipëri, por vazhdon të jetë peng i vendimeve ad-hoc, apo të krijuara nga mendje të djallëzuara politike që drejtojnë institucioneve aty.

Ato që po ndodhin në Kosovë jashtë Hagës, kanë lidhje me Hagën, por gjithsesi. Në pushtet pritet të vijë një parti qartësisht revolucionare, që kundërshton vendimet e institucioneve kur nuk janë në interes të saj. I zbaton në kufijtë e durimit, më tej jo. Po ashtu është dhe brezi i ri, që nuk ka kujtesë kush e ka çliruar Kosovën, ndërkohë kjo është alternativë e re përballë të vjetërve. Ka sjellë edhe cilësi të re, duhet ta pranojmë, ata që po rekrutohen nga Kurti, sjellin shkathtësi nga perëndimi që i duhen Kosovës. Por prapaskenës është një mobilizim për të shqyer LDK-në. Por LDK ka ruajtur boshtin properëndimor të Kosovës. Gara ësthë e gjitha kundër LDK, të shqyejnë trashëgiminë historike të partisë së Ibrahim Rugovës. Duan të vendosin në pikëpyetje arritjet e Kosovës në këto vite, disa prej tyre.

Në emër të pragmatizmit, Kurti e ka treguar që është, ka mësuar leksionet që i është dhënë që ishte në qeverisje dhe iku. Ka dhënë shenja që do bëjë koalicion për Presidentin. LVV është në situatën që mund ta bëjë me AAK-në, nëse merr votat, por një skenar është edhe me PDK. Duket e pamundur, por do ofronte stabilitet. Në Kosovë ka dhe forca që për momentin i intereson destabiliteti.”- shtoi Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb