TIRANË

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala komentoi përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda  mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sipas Lalës, përgjimet treguan se ky fenomen  në Shqipëri është i rëndë.

Gazetarja Lala  foli për emisionin “A show”, ndërsa pohoi se ajo e ka takuar personalisht gazetarin, por nuk dha përgjigje se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e “dosjes 184”

“Ajo që dua të them në lidhje me përgjimet,në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Si kanë shkuar tek Pieter Tiede këto materiale, kush e ka bërë këtë?

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, kjo tregon se sa i rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: