Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, nuk duket të jetë shqetësuar aspak pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”. Ndonëse Gjiknuri rezultonte se ishte sërish i përfshirë në blerjen e votave në Dibër, ish-ministri vijon i pashqetësuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë pas përgjimeve të reja të “Bild”, Gjiknuri ka postuar në “Facebook” një foto me disa të rinj, që i etiketon si “çunat problematikë”, ndërsa jep dhe një mesazh. Ai njofton se po udhëton në lagjet e Vlorës për të prezantuar Dritan Lelin, i cili është kandidat i PS në zgjedhjet lokale.

“Mirëmëngjes! Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak”, shkruan Gjiknuri.

Gjiknuriii
Gjiknuriii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb