TIRANE

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet pas publikimit të përgjimeve në Zërin e Amerikës. Në njoftimin shpërndarë mediave, prokuroria njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë një tjetër pjesë të “dosjes 339” por jo vetëm ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Nga përgjimet del se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje konsumonte dreka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb