TIRANË

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala në  investigimin e kryer për shit-blerjen e votave bazuar në përgjimet e prokurorisë për bandën e Avdylajve ka treguar se si i kanë rënë në dorë dokumentet.

E ftuar në “Opinion” Lala u shpreh se ka marrë shkas nga një deklaratë e Astrit Avdylit në sallën e gjyqit, e cila në thelb fliste  për njohjet e tij me persona brenda PS-së.

Sipas saj nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në federatë, FSHF. Gazetarja theksoi se  nga këto telefonata të përgjuara ka dalë edhe miqësia me Vangjush Dakon.

“Problemi është që nga të gjitha përgjimet e Prokurorisë  rezulton se Vangjush Dako kishte një marrëdhënia të ndërsjellë dhe të ngushtë më vëllezërit Avdylajt. Në fakt të gjitha numrat e tjerë janë kryesisht  të zyrtarëve lokalë të Bashkisë së Durrësit. Bashkë me BIRN kemi dashur të mos japim emra konkretë, sepse kemi menduar të japim kontekstin e asaj se çfarë  ndodh. Një zyrtar i lartë, pra kryetari i bashkisë, që komunikon në mënyrë të vazhdueshme me persona që kanë të shkuar kriminale, tha Lala.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb