Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se përgjimet për shit-blerje të votave në Dibër tregojnë sesi ndahen paratë e shqiptarëve.

Vasili shprehet se Gjiknuri është kapur me presh në duar duke shpërdoruar paratë e shqiptarëve në shkëmbim të votave në Dibër më 2016. Ai shton se ky është fundi i Ramës dhe se ai e qeveria duhet të ikin një orë e më parë.

Postimi i Vasilit:

Qeveria bandite e Rames dhe ndarja e tenderave shperblim per Dibren.

Lexojeni pergjimin e publikuar nga BILD se si ndan tenderat dhe parate e shqiptareve Gjiknuri ne shkembim te votave te Dibres ne 2016.

Ky eshte fundi dhe keta te pacipe guxojne e flasin më ne vend qe te largohen nje ore e me pare.

Lexojeni dhe cdo gje flet vete.

Vasili2
Vasili2

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb