Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb” dhe “News 24”, dosjen e plotë të SPAK, ku përfshihen përgjime e biseda mes ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe e ish-zyrtarëve të tjerë, tashmë të arrestuar për korrupsion.

Në një nga përgjimet, i përkon datës 20/09/2020, ku shtetasi Flamur Peqini, (drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike) zhvillon një bisedë telefonike me shtetasin Arben Avduli, i cili sipas tij, edhe pse i përmbushte të gjitha kriteret për të fituar tenderin, është skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Biseda:

Flamur Peqini: Po…

Arben Avduli: Drejtor si je, si i ke nga shpija?

Flamur Peqini: Mirë Beni, ça bën ti, si kalon?

Arben Avdyli: Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që,,, të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atit të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty… dhe i kam të gjitha në dispozicion, i kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat dhe letrat që të ka çuar firma i kam të gjitha në zyrë… dhe i di të gjitha gjëratt cfarë janë bërë, normalisht, skualifikimi im është zero, sepse ai kamionçinat i ka kështu… punëtorët si ka, karpentierët si ka, të gjitha gjërat si ka dhe e ke kualifikuar… përgjegjësia është te ty dhe ata që kanë firmos dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, unë ta them si mik.

Një bisedë tejtër, e cila ilustrohet në dosjen e SPAK, është dhe ajo e datës 24/9/2020, ku shtetasi Bujar Murati, administrator i firmës fituese, bisedon me shtetasin Ibrahim Lami, ku ky i fundit, i transmeton se firma e tij e ndërtimit është shpallur fituese e tenderit.

Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zënë

Bujar Murati: Kushe ça bane…

Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo…

Bujar Murati: Po po, u ktheva, sot kam çu çunin në futboll, ku je tashi?

Ibrahim Lami:
Dy pyetje të vogla kam, a të marr në Whatsapp apo këtu se nuk ka naj gja.

Bujar Murati: Jo ore fol se për punën flasim ne ça të duam…

Ibrahim Lami:
Tani kontratën mes meje dhe teje si do e bëjmë ne…

Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkontratim siç kemi rënë dakord ti mi pret mua ja pres shtetit…

Ibrahim Lami: Në rregull… tashi ata mi presin mua fatura…

Flamur Peqini: Ja rrezueme ate që do ai… dhe e bëj çfarë të dojë ai me ata të veten, unë ia bëra gati ia kopsita të gjithën dhe nesër do ia nis me postë.

Ibrahim Lami: Po ishalla nuk e çon andej ai…

Më datë 28/09/2020, shtetasit Flamur Peqini, bisedon me shtetasin Ibrahim Lami dhe flasin mbi ankimimin që ka bërë firma Avduli, për mos fitimin e tenderit.

Biseda:

Flamur Peqini: E çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ia qëndisa dhe ia çova, tani të shohim çfarë do të bëj ai.

Ibrahim Lami: Po kushedi tani ca të them unë…

Flamur Peqini: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai… ai ju ve në dijeni juve ai?

Ibrahim Lami: Ankohet aty tani te APP dhe normal na ve në dijeni dhe neve ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën
një ankesë te APP.

Flamur Peqini: E marr vesh e marr vesh, po si kaq burrë i poshtër qenka ky o…

Ibrahim Lami: Më të poshtër nuk ka ta gjesh, po hajt ne e bëjmë atë që duhet bërë…

Flamur Peqini A e di ti ce halli kam unë, se dikush aty nga brenda ia ka cuar një informacion atij…

Ibrahim Lami:
Jo nga aty jo, por nga ata lart po…

Flamur Peqini: Nuk e di se një ia ka çu… këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mu… do ta gjeje dhe do ti q* nënën tha.

Bisedat e zhvilluara mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit, më 24-25 .09 2020. Në biseda konfirmohet se ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin.

Biseda:

Tushe: Si u gdhive ca bën?

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti ca bën?

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot sot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do të jem në Tiranë, se ka goca provim dhe do të jem atje, se më
morën në mjes këta Erjon… më këta raportimet, për tërmetin se është ndje shumë këtu.. dola t’u pi cigare…

Ibrahim Lami: E dëgjova e dëgjova, në Lushnje ishte ajo?

Fatos Tushe: Ti ça po bën?

Ibrahim Lami: Hiç o hiç piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do fas edhe me Fatosin.

Fatos Tushe: Epo mirë të jetë mirë, a vajti në parlament oo…

Ibrahim Lami: Po vajti bilës e çova unë.

Fatos Tushe: Pse s’ishte ai çuni apo i dha dërmën atij prapë?

Ibrahim Lami: Jo mo si dha dërmën, por më dha një dy fletë rrapi për puna atje lart dhe hajt isha për mbarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb