Kryeministri Edi Rama i ndodhur sot në Vaun e Dejës ka komentuar përgjimet e një dite më parë të publikuara në Bild, ndërsa është shprehur se të përfshirët duhet të ishin denoncuar që në 2016 dhe jo tani.

“Këto përgjimet e bëra në 2016 dalin sot në Gjermani. Ato dihet kush i ka bërë, nëse do kishte interes të ndëshkonte fajtorët, se muhabetet e telefonave janë tjetër gjë, atëherë fajtorët do ta kishin vendin aty ku e kanë, në burg… Por, përgjimet u morën, ia çuan plakut, plaku i mbajti dhe dalin tani ku? Në Gjermani, që ti lexojnë europianët e të thonë ça bëhet atje”.

Kryeministri ndër të tjera është shprehur se në këto 10 ditë, Presidenti i vendit Ilir Meta s’ka bërë gjë tjetër veçse i ka hedhur benzinë zjarrit.

“Ilir Meta e ka bërë antidekretin që të ndodhte kjo që po ndodh sot. Ka 10 ditë që e ka nxjerrë dhe vetëm i hedh benzinë zjarrit, megjithëse e ka humb të drejtën të rrijë në atë zyrë. Nuk e kam dëgjuar të thotë qoftë edhe një fjalë për dhunën, dhuna është e dënueshme”,- vijoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: