Kryeministri Edi Rama i ftuar në “ Vizion Plus” ka folur në lidhje me përgjimet e publikuar ditën e djeshme nga gazeta gjermane “Bild”.

Teksa ka theksuar se dosja 339 është përdorur për shantazh politik, Rama është përplasur në studio me analistin Agron Gjekmarkaj.

Pjesë nga debati:

Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.

Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.

Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se asin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.

Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.

Rama: Unë thashë janë indicie.

Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.

Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.

Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.

Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si amurtar të Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj: Mos bëj monolog por na lërë dhe në të tjerëve të flasim

Rama: Duke folur si fyes do t’i shërbesh revolucionit. Unë me njerëzit jam po, jo, i bie shumë shkurt në telefon.

Rama: Ai thotë më hiq gjobën, por nuk ka heqje gjobash. Nga pikpamja ime përgjimet janë një neveri e madhe dhe nga pikëpamja e këtyre muhabeteve janë një neveri po aq e madhe. Nga pikëpamja morale nuk keni pse e bëni këtë bisedë me mua pasi Dako nuk është kandidat bashkie.

Gjekmarkaj: Ke qenë në Zvicër?

Rama: Jo nuk kam qenë

Gjekmarkaj: Pse nuk mbani standardin austriak?

Rama: Hej zoti i madh, zëvendës Kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar, një korrupsion të madh…

Rama: Në telefon unë dal si njeri që bërtas…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb