Pasi publikoi dy përgjime të reja në lidhje me dosjen “Babale”, ku thuhet se implikohen drejtpërdrejt drejtuesit e Policisë së Fierit, të cilët nga përgjimet dalin sikur kanë paguar Alizotin, i etiketuar si dëshmitari i rremë, Ervin Salianji bën një tjetër lëvizje.

Ish-deputeti demokrat i marrë si i pandehur për këtë çështje ka vendosur sot të kallëzojnë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe prokurorët e çështjes.

Sipas tij “Narkoshteti nuk mund t’ja dalë kësaj here”.

Salianji tha më herët se prokuroria nuk i ka zbardhur qëllimisht përgjimet e Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit, ndërsa drejtues të lartë në këtë komisariat janë përgjuar disa herë me Alizotin, të cilit i kanë dhënë para për të dhënë një dëshmi të rreme në lidhje me çështjen “Babale”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb