Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një dalje për mediat tha se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” tregojnë sesi krimi kontrollon Ramën dhe gjithë qeverinë e tij.

Salianji shprehet se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi, duke shtuar se shqiptarët do të reagojnë pas përgjimeve.

Çdo deputet që nuk njihet apo anonim është vendosur nga kriminelët. Është e qartë për cilindo se pushtetit të fëlliqur të Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Gjykata dhe Prokuroria fatkeqësisht përdoren nga pushteti, duke dënuar eksponentë opozitarë, që bëjnë denoncime për korruptimin të kësaj qeverie.  Shqiptarët do të reagojnë për këto skandale”, tha ish-deputeti Salianji.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb