TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj duke u ndalur tek përgjimet e gazetës gjermane “Bild” shprehet se mënyra se si Damian Gjiknuri përpiqet të justifikojë bashkëpunimin me kriminelët tregon se ai nuk e ka problem të bëjë asgjë, as vjedhjen dhe as krimin.

Me një status në “Facebook”, Shehaj nënvizon faktin se  vetëm arrestimi i politikanëve është rrugëdalje nga mjerimi. Sipas tij, nëse nuk ndëshkohen politikanët e korruptuar, qytetarët shqiptarë do të jetojnë në varfëri  dhe në izolim, të paktën edhe për disa dekada.

Postimi i Shehajt:

Mënyra si Damian Gjiknuri gënjen dhe justifikon me pafytyrësi bashkëpunimin me kriminelë tregon se ai nuk e ka problem të bëjë asgjë, as vjedhjen, as krimin. Sot juristi, deputeti, dhe 6 vjet ministri Gjiknuri tregoi qartë edhe se cili është koncepti i tij sundimit të ligjit: ata kishin ca të fortë, prandaj edhe unë mora ca të fortë kundër të fortëve të tjetrit!

65095062 414361589157884 47519204630331392 N

Ish ministri dhe kryetari i komisionit për reformën zgjedhore pavarësisht se u kap duke vjedhur dhe transferuar 20 mln euro në Delaëare, u përgjua duke blerë votat dhe duke bashkëpunuar me krimin në zgjedhjet e 2015, as nuk u mor i pandehur dhe as nuk u thërrit në pyetje nga prokuroria. Në vendin më të varfër dhe të korruptuar në Europë, arrestimi i politikanëve të korruptuar si Rama, Gjiknuri, Dako, Veliaj etj, që mendojnë se janë mbi ligjin, jo vetëm që është i mundur por është e vetmja mundësi që ka populli shqiptar për të dalë nga mjerimi.

Po nuk mori fund pandëshkueshmëria e politikanëve, shqiptarët do të vuajnë nga varfëria, autokracia dhe izolimi edhe për shumë dekada.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb