Nga Ura Vajgurore, në takimin e radhës të fushatës elektorale, kryeministri i vendit, Edi Rama dha një mesazh të qartë për kryebashkiakun e Durrësit në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ku ai bisedon me kreun e klanit mafioz të Shijakut, Astrit Avdylaj.

Kryeministri u shpreh se ashtu si edhe në raste të tjera nuk do marrin njeri në mbrojtje, duke shtuar se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë do merren vetëm me të.

“Historia e Shqipërisë ja ka dhënë mësimin kujtdo që ka sy në ballë e do të shikjoë, sa herë kanë pas në dorë drejtimin e vnedit ata vetëm kanë prishur. Ne vetëm jemi përpjekur të rregullojmë, a kemi rregulluar mjaftushëm? Kjo është histori tjetër. PS asnjëherë nuk i ka gjakosur duart e veta me gjakderdhjen e viktimave të pafajshëm. Është e thjeshtë të hedhësh baltë, të shash e shpifësh gjithë ditën, të përpiqesh që gjithçka ta kthesh në baltë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi: “Nga ana tjetër besoj që nuk është e vështirë për ta parë dallimin edhe për sa keni dëgjuar për ato muhabetet e kazanit, përgjimet e neveritshme. Askush nuk na ka parë të marrim në mbrojte këdoqoftë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në aspektin moral ata që na akzojnë e hedhin baltë, janë ata të cilët, një shembull po ju jap: Drejtorin e Përgjithëm të Tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie dhe e ulnin çdo ditë si të pafajshëm. Zotëria drejtonte tatimet me pranga nga shtëpia. Drejtësia për ne ka punën e vetë, duhet ta bëjë punën e vetë. Ndaj do ta çojmë deri në fund atë reformë në drejtësi që ata nuk e duan”, tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb