TIRANE– Komisioni hetimor për çështjen e përgjimit me pajisjen ‘IMSI Chatcer’ ku është thirrur si dëshmitar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shoqëruar me debate e përplasje mes opozitës dhe maxhorancës. Ministri i Brendshëm në përgjigje të pyetjeve të kreut të Komisionit, Flamur Noka i ka kërkuar t’i drejtohet Prokurorisë për pajisjen Imsi Catcher, e cila ka një hetim.

Me gjithë përsëritjen e pyetjeve, Tahiri ka dhënë të njëjtën përgjigje dhe më pas është larguar nga komisioni, ndërsa Noka i ka uruar “suksese në jetë”. Debate pati edhe mes Nokës dhe nënkryetarit të komisionit, Pjerin Ndreu, i cili deklaroi se Tahiri po pyetet për çështje që nuk kanë lidhje me detyrën e tij, pasi ministri ka pozicion politik jo teknik.

Noka komunikoi se Tahiri është thirrur për të katërtën herë në komision për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se gjithçka do të bëhet në mënyrë të ligjshme. Ndërkohë, Ndreu i kërkoi kreut të Komisionit që t’i përmbahet pyetjeve dhe mos të dalë nga kornizat e çështjes në fjalë, ndërsa theksoi se ky rast nuk duhet politizohet.

DEBATET
Noka: Në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme për përgjimet është i thirrur në këtë seancë dëgjimore për të katërtën herë Ministrie i Brendshme, Saimir Tahiri , në rolin e dëshmitarit.

Pjerin Ndreu: Dua të kërkoj nga ju zoti Kryetar korrekte maksimale që mos të dalim nga pyetet dhe mos të bëhemi shkak që komisioni mos të bëhet politik. Ju lutem shume që mos të kalojmë në akuza dhe kundër akuza.
Noka: Ju siguroj që ne do të bëjmë vetëm detyrë n dhe vetëm detyrën që na cakton ligji si komision. Politikë do bëjmë se jemi politikan, por ajo që është e rëndësishme është se ky komision është i krijuar nga Kuvendi për të zbardhur një të vërtet pasi ka të bëjë me shkeljen e Kushtetues, Prandaj, të jeni të sigurt se kemi detyrë të jemi të qartë para ligjit. Nuk do bëjmë asgjë më shumë përveçse detyrën dhe zbatimin e ligjit.

Ndreu: Nëse ne do nxjerrim fakte nesër, kemi të drejtë të akuzojmë filanin. Ndaj nuk duhet të bëjmë punën dhe jo show mediatik.

Noka: Ju siguroj që s’ka asnjë problem për tu shqetësuar nga ana jonë. Çdo gjë do ti referohet komisionit. Detyra jonë është që të zbardhet kjo e vërtetë. Nuk thashë më shumë. Ji i vëmendshëm, pasi nuk kapërceva kufirin. Qytetarët dhe ligji është më i predizpozuar që të dëgjojë dëshmitarin.

tahiri seance degjimore

Noka: Z. dëshmitar jeni në dijeni të futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të një pajisje të quajtur Imsi Catcher?

Tahiri: Jam dijeni për çdo gjë që ka të bëjë me detyrën time. Për çdo çështje tjetër pyesni institucioneve përgjegjëse.

Noka: Mos më këshilloni, jeni këtu për të dhënë përgjigje. Vazhdoni.

Tahiri: Për këtë çështje ka një hetim nga prokuroria.

Noka: A jeni në dijeni?

Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjen time, mund të bëni edhe kallëzim penal.

Noka: Zoti dëshmitar, në një emision televiziv në Top Channel keni deklaruar se në Shqipëri është futur një pajisje Imsi Catcher dhe se ajo është futur vetëm për të përgjuar numrat.

Tahiri: Mund t’i referoheni Sokol Ballës dhe asaj që kam thënë.

Noka: Jeni ju i thirrur, jo Sokol Balla, ndaj përgjigjuni!

Tahiri: Kjo ishte përgjigjja ime, nëse keni rezerva bëni kallëzim në Prokurori. Unë u përgjigja.

Noka: Zoti dëshmitar keni thënë në një emision televiziv se pajisja Imsi Catcher është përdorur vetëm nga specialistë italianë, jo shqiptarë.

Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht.

Noka: Në 12.6.2015 në burgun 302 në librin e protokollit ekziston e shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut, makina me targë AA 380 BG me drejtues Eltion Xhelili që ëhstë një nga dëshmitarët e thirrur për këtë çështje për të monitoruar cilësinë e ajrit në burg. A jeni në dijeni dhe a është Xhelili punonjës i policisë?

Tahiri: Referojuni të dhënave dhe borderove të policisë.
(ndërhyn Pjerin Ndreu)

Noka: Mos u mërzit Pjerin, ai di dhe numrat e uniformave të policisë.

Noka: Zoti dëshmitar a është përdorur Imsi Catcher për përgjim

Tahiri: Përgjigjja ime për këtë dhe çdo pyetje tjetër është referojuni hetimeve që po bën prokuroria.

Ndreu: Pyetjet që i bëni ju ministrit nuk kanë lidhje me detyrën e ministrit. Asnjë nga veprimet operacionale të Policisë së Shtetit nuk monitorohet nga ministri. Ju keni qenë vetë ministër. Nuk ka lidhje ministri i Brendshëm. Më duket se ke harruar detyrën që ke bërë ti dhe po e pyet për disa kompetenca që nuk i ka. Është pozicion politik jo teknik.

Noka: Faleminderit zoti nënkryetar. Unë këtu dhe ky komision i nderuar nuk po bën asnjë lloj diskutimi që ka të bëjë me kompetencat e ministrit. Ministri është thirrur në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për këtë çështje. Ne do ta pyesim për dijeninë dhe jo për kompetencat. Kështu që të mos i ngatërrojmë kompetencat zoti Ndreu.

Keltis Kruja: Kur ministri ka ardhur këtu në cilësinë e dëshmitarit. Keni dijeni sepse jeni ministër. Jepni informacion rreth kësaj çështje.
Noka:
Çdo prapaskenë, ti i bën një interpretim (i drejtohet Ndreut). Ministri po pengon hetimin. Uë bërë një konstatim në ndryshim nga ju. Kemi parë ministrin të dalë në rolin e policit, ndaj duhet t’i përmbaheni arsyes se pse është thirrur këtu. T’i shërbejmë kësaj dhe jo gjërave të panevojshëm.

Noka: Zoti ministër keni dijeni për personat shqiptarë që kanë dërguar pajisjen nga Dogat në drejtojnë e Policisë?
Tahiri:
Me gjithë respektin ju këshilloj t’i drejtoheni Prokurorisë.

Noka: A keni dijeni se ku është mbajtur pajisja nga momenti i hyrjes dhe në daljes?
Tahiri:
Me gjithë respektin mund t’i drejtoheni prokurorisë dhe nëse keni pakënaqësi ndaj meje me akuzoni për pengim të hetimit.

Noka: Kush janë trajnuesit dhe kush është lista e atyre që janë trajnuar?
Tahiri:
Me gjithë respektin, drejtojuni prokurorisë.

Asllan Dogjani: Me gjithë respektin e përgjigjeve, pasi nuk dëgjuam përgjigje, Kur jeni thirrur në seancë dëgjimore më herët ju pohuat se disponohet një pajisje e tillë. Keni shprehur se Policia e Shtetit disponon një pajisje të tillë, Desha të di se ku ndodhet kjo pajisje dhe për çafrë e ka përdoru policia atë? Kush e ka bërë trajnimin, policia shqiptare apo ajo italiane? Kush persona janë përgjuar dhe kush janë trajnuar?
Tahiri:
Me gjithë respektin, drejtojuni prokurorisë.

Noka: Përgjigja e dytë zoti dëshmitar?
Tahiri:
Drejtojuni prokurorisë.

Dogjani: Po lexoj çka keni thënë ju: Kjo pajisje nuk është për përgjim, por për trajnimin e policisë.
Tahiri: Drejtojuni prokurorisë. Nuk kam shumë kohë të humbas me kompetent që keni për të bërë. Kam shumë punë dhe kam shumë gjëra për të bërë në jetën time.
Noka: Ju duhet të përgjigjeni. Nuk na duhet se sa punë keni.

Tahiri: Suksese në jetë! e Me pas ngrihet dhe ikën


Noka:
Suksese në jetë zotëri, dhe shpjegoju qytetarëve këtë ngjarje. Të nderuar zotërinj, ai në punën e tij doli si kokosh. Sot po e shikoni, erdhi si pulë, i trembur nga frika e drejtësisë, nga frika e përballjes, për të fshehur të vërteten dhe sigurisht tregoi arrogancën e pushtetit. Megjithatë fakti që para se të hapej çështja penale ai mburrej nëpër media se mendoi se s’do zbardhjen kurrë, tani ai erdhi në komision jo më si krenar, por si pulë, dhe çdo gjë kërkonte t’ja kalonte të tjerëve. Kjo arrogancë tregon se krimi i futjes në mënyrë të paligjshme tregon se si funksionon shtetit dhe ligji.

Ndreu: Mos të bëjmë interpretime dhe fyerje personale, as për personalitetin e ministrin dhe mos ta fyejmë. Ai ka të drejtë të thojë çfarë të dojë. Nëse ju mendoni se e keni thirrur si dëshmitar, atëherë të gjeni fakte. S’ka nevojë për interpretime.

SEANCA DEGJIMORE ME ÇAKON
Mësohet se në seancën dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

PYETJET
Noka: Keni dijeni të hyrjes në pajisje në Shqipëri të pajisjes ‘IMSI Chatcer’?
Çako:
Nuk kam të tregoj dhe as të anatemoj përveç se të sqaroj pozicionin tim në raport me Kushtetutës. Se kam tagrin të interpretoj. Nuk mund të flas për çfarë ka sekuestruar prokuroria. Përgjigja ime nuk mund të imponohet.

Dogjani: Për çfarë jeni akuzuar ju për këtë pajisje?
Çako:
Çështja është në hetim, Mund ti referoheni prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë.

Noka: Nuk ke dijeni për akuzën?
Çako:
Nuk jam në akuzë. Referencë të plotë në gjithë vendimin përkatës, qoftë nga Gjykata e Tiranës dhe e larta, e keni perfekt.

Noka: Nuk ju pyeta ku ta gjej. Por duhet të përgjigjeni në cilësinë e dëshmitarit.

Noka: Për çfarë jeni në dijeni?
Cako:
Jam konsekuent në përgjigjen time. Çdo fakt që lihet me një procesi penal ose në hetim, përbën shkelje ligjore nëse bëhet publik ose shpërndahet. Për gjithçka pyesni, mund ti referoheni prokurorisë.

Noka: Zoti dëshmitar, a mund të na thoni nëse është njoftuar prokuroria për këtë pajisje kur hyri në Shqipëri?
Çako:
Në respekt të plotë të gjithë komisionit, theksoj se procedimi penal përkatës ka të administruar të gjithë elementet që ju pyesni.

Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Fill pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb