TIRANE– Në dosjen 416 faqëshe të autoriteteve italiane të publikuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, emri i ish-minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri përmendet edhe në faqen 205 të saj, teksa trafikantët e drogës Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj ndërrojnë makinën tip Fiat Panda me të cilën lëviznin në Itali, për të marrë Audin A8 (të Tahirit) me të cilin do udhëtonin në Shqipëri.

Përgjimi i zbardhur nga BalkanWeb i përket datës 04-03-2014 ku tregohet se si:

“Habilaj dhe Çelaj kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, por jo pa kaluar në tregun Vittoria ku i kanë dorëzuar makinën tip Fiat Panda me targë EM734WR shtetasit me emër Angelo Busaca dhe kanë tërhequr makinën tip Audi A8 me targa AA003GB (automjeti i Sajmir Tahirit) me të cilën kanë mbërritur në datën 24-02-2014 në Sicili dhe ku kanë takuar bashkëkombasin e tyre kamionistin Melo të cilit i kanë dorëzuar paratë që ata do të dorëzonin për llogari të tyre në Shqipëri. Nisja e Sabit dhe Moisi Habilajt u komunikua nga Maridian Sulaj dhe Florian Habilaj me disa mesazhe”,- thuhet në dosje.

(m.a/d.xh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: