Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Pjesa e dytë e dokumentarit:

Por siç ndodh në të tilla raste, porositësit e ngarkesës kanë dyshime se dikush po përpiqet t’ua grabisë mallin.

Shqetësim që vihet re edhe në një komunikim që Denilsoni ka me të fejuarën e tij, më datë 28 Shtator 2022, ku sipas Denilsonit, dikush është përpjekur të hapë një cep të ngarkesës, dhe dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga rivalët, që kanë dashur t’u grabisin mallin.

Ndaj për këtë arsye ata patrullonin të armatosur rreth shtëpisë në Frakull të Madhe. Ku në një moment, siç del nga të thënat e të fejuarës së tij, kishin qëlluar me armë edhe në ajër, për të trembur rivalët e tyre.

Përgjim 28 Shtator 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: