Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në Greqi. Sipas autoriteteve greke në 24 orët e fundit 2727 kanë rezultuar pozitivë me virusin ndërsa numri ii përgjithshëm i rasteve është 742.170

Nga ana tjetër është rritur numri i viktimave ku në 24 orët e fundit 44  qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15.938 vdekje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb