TIRANË- Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, ka reaguar pas akuzave në drejtim të shefit të qeverisë Edi Rama nga ana e Partisë Demokratike për tenderat.

“Dje njeri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk. KM dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen tek njerëzit e tek puna në shërbim të tyre”, shkruan Fuga.

Deputeti demokrat Flamur Noka tha sot nga selia e PD se buxheti i shtetit po shpërndahet me shpejtësi tek klientët e familjes së kryeministrit.

Sipas Nokës kompanitë e Agron Papulit, morën 1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë.

Po kështu Noka tha se në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: