Epidemiologu Ilir Alimehmeti reagon pas alarmit të dhënë se koronavirusi transmetohet përmes ajrit.

Epidemiologu i referohet nje studimi të fundit të bërë, sipas të cilit, “totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se transmetimi mes aerosolit ne distance te larget nuk eshte menyra dominante e transmetimitg te SARS-COV-2.”

Me një postim në ‘Facebook’, Alimeheti shkruan se “Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol)”.

Sipas studimit, “totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire”.

Mjeku thekson se për të rritur mbrojtjen duhet të zbatoni tre rregullat e njohura tashmë, distancë 2 metër, higjienë dhe maskë, nëse distanca nuk është e mundur.

Mesazhi i epidemiologut:

Postimi nga Alimehmeti
❗“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”❗
Cit. Zig Ziglar

? Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!

?? Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

Perfundimet e tyre te perkthyera jane:

? “…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.

? Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

? “…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

✅ Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze:
1. Distance fizike (2 metra)
2. Higjiene e duarve
3. Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.

Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skender Brataj:
4. Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb