Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera rreth nesh. Sipas tij, rasti i Shqipërisë është ende i menaxhueshëm, edhe pas rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus.

Alimehmeti shprehet se në Shqipëri akoma nuk ka një transmetim komunitar të Covid-19, e se infektimet aktualisht janë duke ndodhur në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë të semaforit.

Ndërsa, Alimehmeti thotë se ndryshe është situata në Kosovë, ku transmetimi është në ngjyrë të kuqe dhe situata tashmë ka kaluar në infektim komunitar. Epidemiologu thot se shtetet me grrupe rastesh mund ta rregullojnë gjendjen nëse iu përmbahen këtyre këshillave:

  1. Ruajtja e distancës fizike (2 metra)
  2. Ruajtja e higjenës së rregullt të duarve
  3. Mbajtja e maskës në rast se nuk ruhet dot distance fizike.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti:

Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?❓

👉 Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

👉 “…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

👉 OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.

Ne këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

👉 Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

💚 E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

💛 E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

❤ E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

👉 Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

💛 Shqiperia – Grupe rastesh

💛 Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

💛 Mali i Zi – Grupe rastesh

❤ Kosova – Transmetim komunitar

❤ Serbia – Transmetim komunitar

❤ Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

💛 Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)

Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

🚫 KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb