Gazetarja Klodiana Lala, duke raportuar për “News 24”, foli për përhapjen e koronavirusit në burgjet e vendit.

Lala tha se deri tani janë konfirmuar 13 raste në burgun 313, ndërsa shtoi se nëse nuk merren masa urgjente, pandemia rrezikon të njohë përhapje në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ka shkuar në 13 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun 313. Rasti i parë i zbuluar ishte një italian, që priste dënimin për trafik droge. Cështja e tij ishte në Gjykatën e Lartë. Në burgje është mjaft shqetësuese situata, nëse përhapet Covid-19, për shkak se edhe afria është e madhe. Në mesin e 13 personave është edhe një ish-zyrtar nga Saranda, që tha se mund të kishte virus e doli se ka koronavirus. SPAK ka bërë testin.

U bë testi dhe personi rezultoi pozitiv. Do të kryhen edhe tampona të tjera në paraburgimin e Jordan Misjes. Edhe një polic kishte koronavirus. Edhe 12 kolegë të tij u testuan, por fatmirësisht dolën negativë. Edhe një jurist në burgun e Rrogozhinës, doli pozitiv me Covid-19. Nëse nuk merren masa në burgun 313, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Prandaj duhen marrë masa më të forta, pasi burgjet janë vatra infeksioni, sepse të burgosurit qëndrojnë afër njëri-tjetrit”, tha gazetarja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb