Regjistrohet personi i parë në Kinë me gripin e shpendëve H10N3. I infektuari është një 41-vjeçar në provincën e Jiangsu.

Ai ishte shtruar në spital prej 28 prillit pasi kishte shfaqur simptoma.

Më 28 maj është zbuluar se ai kishte H10N3, por nuk u dhanë detaje si ai ishte infektuar.

Gjithsesi autoritetet kineze kanë sqaruar se H10N3 virus jo i rëndë, shfaqet kryesisht tek pulat dhe rreziku i përhapjes së stij është shumë i ulët.

Kina ishte vendi nga ku filloi dhe pandemia e COVID-19 që u përhap në gjithë botën. Shumë shtete e kanë akuzuar se COVID-1 është krijuar në një laborator në Wuhan të Kinës, por kjo nuk është vërtetuar ende zyrtarisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb