Anthony Fauci, këshilltar shëndetësor i Shtëpisë e Bardhë ka rekomanduar qëndrimin larg festave.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin për përhapjen e variantit Omicron, ka bërë thirrje për anulimin e festave në natën e Vitit të Ri.

“Unë do të doja të qëndroja larg tyre. Ua kam thënë vazhdimisht qytetarëve që nëse janë vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe qëndrojnë me familjen kjo është në rregull. Por kur flasim për një festë në natën e Vitit të Ri ku janë më shumë se 30, 40 apo 50 njerëz që festojnë atëherë këtu situata mund të jetë më shqetësuese. Unë do të rekomandoja qëndrimin larg festave”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, mjekët gjithashtu bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e virusit. Kujtojmë se SHBA ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb