Kryeministri britanik Boris Johnson, ka dhënë dritën jeshile për lejimin e festave në natën e Vitit të Ri.

Ai u shpreh se të gjithë duhet ta shijojnë këtë festë, pavarësisht se ka një përhapje të mutacionit të ri të Covid , Omicron.

Megjithatë ai ka kërkuar që qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit, për të mbrojtur vetën dhe familjet e tyre.

Ai ka folur për situatën epidemiologjike, duke theksuar se varianti i ri edhe pse ka një transmetueshmëri shumë të lartë, të dhënat kanë treguar se nuk është i rrezikshëm sa varianti Delta.

Masat e marra të deritanishme dhe efektet e tyre kanë treguar se Anglia aktualisht nuk ka nevojë për kufizime të reja për Covid. Dua të theksoj se 90% e pacientëve që janë të shtruar në spitale në kujdes intensiv , nuk kishin marrë dozën shtesë”, është shprehur ai.

Kujtojmë se kryeministri britanik është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj pandemisë.

Po ashti shkencëtare , deputetë apo edhe drejtues biznesesh janë bërë bashkë duke i kërkuar atij që të ndjekë shembullin e SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: