Mbretëresha Elizabeth, ka anuluar drekën familjare para Krishtlindjeve, si një masë paraprake pas rritjes së rasteve me variantin Omicron në Mbretërinë e Madhe.

Një burim brenda pallatit mbretëror, tha se kjo masë u mor për shkak se mund të vihet në rrezik jeta e njerëzve që do të ftoheshin në atë drekë.

Ngjarja do të zhvillohej në fillim të javës së ardhshme në Kështjellën Windsor.

Monarkja 95-vjeçare zakonisht pret drekën çdo vit për familjen përpara se të niset për qëndrimin e saj të Krishtlindjeve në Sandringham në Norfolk.

Festimi para Krishtlindjes i jep kreut të shtetit një shans për të kapur hapin me të afërmit që nuk janë në gjendje të udhëtojnë në vendstrehimin e saj për ditën e Krishtlindjes.
Së bashku me fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj, të ftuarit zakonisht përfshijnë kushërinjtë e Mbretëreshës – Duka i Gloucester-it, Duka i Kentit dhe Princi Michael i Kentit.
Mbledhja e vitit të kaluar u anulua gjithashtu për shkak të Covid.
Këto Krishtlindje do të jenë të parat e Mbretëreshës që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, bashkëshortit të saj prej 73 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb