Belgjika i ka shtrënguar më tej kufizimet e virusit duke mbyllur kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera të brendshme, për shkak të përhapjes së Omicron-it.

Kryeministri belg Alexander De Croo, tha se varianti i ri së shpejti do të jetë dominues në Belgjikë me gati 30 për qind të rasteve të reja.

“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të matur në një periudhë ku ka shumë pasiguri”, tha De Croo në një konferencë për shtyp.

Ndërsa shumica e aktiviteteve të brendshme do të duhet të ndalen, muzetë, bibliotekat dhe qendrat e fitnesit do të qëndrojnë të hapura. Por mbylljet do të përfshijnë tregje të brendshme të Krishtlindjeve dhe ngjarje të tjera kulturore.

Rregullat e distancës gjithashtu do të shtrëngohen me vetëm grupe prej dy personash që lejohen të bëjnë blerje.

Qeveria kishte vendosur tashmë një sërë masash duke përfshirë punën e detyrueshme në shtëpi, mbajtjen e maskave nga mosha 6 vjeç dhe mbylljen e klubeve të natës. Restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 23:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: