Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar Samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirusin, i cili është përhapur në gjithë globin.

Ishte parashikuar që Samiti të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë. SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb