Mbetjet inerte kanë pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit te saj. Nga një vëzhgim i bërë në fshatin Prush pranë Tiranës, drejtuesi i Eco-Project Albania dhe i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit, Elvis Xhaferri tregon konkretisht sesi mbetjet inerte janë hedhur nga kompanitë e ndërtimit buzë aksit rrugor apo edhe në fusha të gjelbëruara pa respektuar asnjë kriter.

“Këtu jemi në zonën e Prushit, shohim disa grumbullime dherash, apo mbetjeje inertesh që zakonisht vijnë nga aktivitetet ndërtimore për hapjen e themeleve. Këto janë hedhur në mënyrë të jashtëligjshme, normalisht duhet të dërgohen në një vend grumbullim mbetjesh të përcaktuar nga pushteti vendor”,-shprehet Elvis Xhaferri, drejtues i Eco-Project Albania dhe Qendres së Monitorimit të Mjedisit
Eksperti i mjedisit Elvis Xhaferri shprehet se kjo situatë është krejtësisht e papranueshme pasi drejtuesit e kompanive të ndërtimit sipas ligjit duhet të trajtojnë mbetjet në venddepozitimet e licensuara nga bashkia përkatëse dhe jo natyra të jetë venddepozitimi për mbetjet siç ndodh rëndom. Por shpesh ata i shmangen ligjit pasi dërgimi dhe depozitimi i inerteve nëpër landfille përkthehet në kosot për ta.

“Këto janë mbetje ndërtimore, duken që ka copa tullash apo të tjera që mund të kenë dalë nga tërmeti apo qoftë nga prishja e një objekti dhe janë hedhur. Inertet i hedhin këtu pasi kanë kosto dhe për të shmangur këto kosto preferojnë t’i sjellin hedhin këtu sesa t’i çojnë në një landfill që duhet të paguajnë për depozitimin. Ligji kërkon që ndotësi paguan dhe ai që gjeneron mbetjet duhet të paguajë një kosto”,-shprehet Elvis Xhaferri, drejtues i Eco-Project Albania dhe Qendres së Monitorimit të Mjedisit.

Eksperti i bën apel kompanive të ndërtimit të ndjekin rregullat dhe të zbatojnë më përpikmëri ligjin sepse natyra është e shqiptarëve. Për të gjithë ata të cilët bëjnë këtë krim mjedisor, forca e ligjit duhet të jetë e pamëshirshme.

“Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve kërkon që të depozitohen në landfill, jo të hidhen normalisht ka sanksione dhe penalitete për çdo kompani që e bën këtë punë . Kët shkelet të ligjit këtu shkelet ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve ka penalitete. Kompanitë nëse kapen penalizohen”,- shprehet Elvis Xhaferri, drejtues i Eco-Project Albania dhe Qendrës së Monitorimit të Mjedisit
Eksperti shprehet se për 30 vjet gjithë Shqipëria është kthyer në një “kosh mbeturinash” për mbetjet inerte të cilat vazhdojnë të hidhen masivisht nga persona që nuk tremben aspak nga forca e ligjit. Ka ardhur koha qe çdo bashki të mirëpercaktojë vendin ku do të depozitohen mbetjet inerte. “Në Shqipëri ka plot vende të tilla, me grumbullime intertesh. Për 30 vjet kjo është bërë në mënyrë masive. Edhe për shkak të mungesës së landfilleve të mbetjeve inerte edhe për shkak të mosrregullimit siç duhet më ligj”, -shprehet Elvis Xhaferri, drejtues i Eco-Project Albania dhe Qendrës së Monitorimit të Mjedisit

Ekspertët e mjedisit ngrinë zërin dhe thonë se inertet që hidhen në periferi kanë një ndikim te konsiderueshëm tek përmbytjet. Nëpërmjet reshjeve inertet transportohen tek burimet ujore si dhe në kanalet kulluese dhe ujitëse, duke ndikuar kështu edhe në bujqësi. Për këtë emergjence mjedisore dhe shkatërrim te mjedisit vë alarmin dhe vete Agjencia Kombetare e Mjedisit nëpërmjet raportit të saj të fundit ajo pranon, se në vendin tonë “Mbetjet inerte, mbetjet e rrezikshme, mbetjet spitalore dhe ato të kafshëve nuk trajtohen sipas kërkesave ligjore, pasi mungojnë landfillet e veçanta për depozitimin e këtyre mbetjeve siç janë mungesa e landfilleve për mbetjet e rrezikshme që janë emergjenca me e madhe në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: