NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 qepë, 1 thelpi hudhër
500 gr mish i grirë
½ lgj mustardë
1 vezë, kripë, piper i zi
4 lgj peksimadhe
4 lgj qumësht
300 gr patate e ëmbël
1 spec i kuq, 1 spec jeshil
1 kungull i njomë
2 qepë të kuqe
2 degë rozmarinë
3 lgj vaj ulliri
Përgatitja
Fillimisht në një tas të vogël zbusim peksimadhen në qumësht.
Bashkojmë në një enë mishin e grirë me një kokërr qepë të grirë imët, një thelpi hudhër, një lugë mustardë, një vezë, kripë, piper të zi dhe peksimadhen e zbutur. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.
Më pas formojmë qofte të madhësisë mesatare dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. I vendosim qoftet në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
Pastrojmë specat dhe i presim ato në copa të mëdha për së gjati. Kungullin e presim njësoj si specat ose në feta rrumbullake. Gjithashtu presim në feta qepën dhe patatet. I rregullojmë perimet me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri duke i trazuar mirë. Më pas perimet i vendosim në tavën ku kemi vendosur qoftet. E rivendosim tavën në furrë dhe e lemë dhe për 20-25 minuta të tjera. Pese minuta para se të largojmë tavën nga furra shtojmë dhe pak rozmarinë të freskët.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb