Nga: ZONJA KATERINA

1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 1 kungull të njomë, 1 patëllxhan, 1-2 speca, 2-3 domate,½ lugë piper të kuq djegës, 4-5 lgj vaj ulliri, 300 gr makarona, 600 ml ujë / lëng mishi, 100 gr djathë të verdhë, Kripë, piper i zi

Kaurdisim fillimisht qepën me hudhrën, më pas shtojmë perimet dhe i kaurdisim për 5-7 minuta. Rregullojmë shijen më kripë dhe piper dhe më pas perimet e kaurdisura i vendosim në një tavë ku kemi hedhur makaronat. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, shtojmë më pas ujin e vakët ose lëngun e mishit. E spërkasim në fund me djathë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb