Tashmë nuk është një mister: Ivan Perisç i ka kërkuar Interit largimin që në këtë dritare merkatoje. Kroati ka dëshirë të luajë në Premier Ligë dhe më saktësisht te Mançester Junajtid, që e josh prej kohës. Parë këtë situatë drejtuesit zikaltër po vlerësojnë situatën.

Marota dhe Auzilio kanë fiksuar çmimin për kartonin, pa 40 milionë euro tratativa nuk nis. Në këtë mes ndikon edhe sezoni i kroatit, që nuk po jep maksimumin, ndaj Interi mendon që të marrë një thesar nga shitja e tij, për ta investuar në merkato. Në rast largimi të Perisiç, lojtari i preferuar është Ferreira Karasko.

Belgu luan te Dalian Yifang dhe ka një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, me klubin kinez që nuk ka ndërmend ta lerë kollaj të lirë ish-lojtarin e Atletikos. Por gjithsesi, kështu përvijohet dhe derbi i parë në merkaton e janarit, me Milanin dhe Interin, që shohin te Karasko një lojtar të rëndësishëm për formacionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb