Giuseppe Marotta është i drejtë për drejtë kur pyetet mbi të ardhmen e Ivan Perisic: “E kemi dëgjuar lojtarin, dëshiron të largohet. Ishte shumë i qartë në atë që tha, në do të përpiqemi t’ia plotësojmë dëshirën, por nga ana tjetër fillimisht duhet të marrim çmimin e duhur.

Deri në këto momente nuk kemi asnjë ofertë konkrete”, theksoi administratori i deleguar i Interit. Nga Anglia vijojnë të insistojnë se Perisic është shumë pranë kalimit tek Arsenal, me dy klubet që pritet të përfshihen në një tratativë të gjatë ku në mes mund të futet edhe Ozil.

Inter nuk dëshiron të jap një lojtarë si Perisic në formë huazimi pasi janë të detyruar të futen në merkato për të zëvendësuar kroatin. Perisic mund të transferohet në Londër vetëm në mënyrë definitive, në këto kushte Arsenal duhet të përpilojë edhe një herë ofertën, Ozil mund të jetë “xholi” në këtë marrëveshje pasi mund të ul ndjeshëm koston e këtij operacioni që mund të shkojë deri në 40 milion euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb