Lautaro Martinez po kalon një moment të errët në javët e fundit, kjo shihet qartë nga shifrat: vetëm një gol në 2022, në Superkupë kundër Juves, në Champions ende nuk e ka provuar shijen e golit, ndërsa në Serie A nuk shënon që nga 17 dhjetori kundër Salernitana. “Demi” argjentinas dëshiron ti jap fund këtij rekordi shumë negativ, kërkon të rikthehet sa më shpejt tek goli. Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Martinez shkruan:

Martinez
Martinez

“Tani është momenti të vendosim b*let.” Martinez ka shënuar 11 gola në këtë sezon të Serie A, por vetëm dy golave ka shënuar kundër ekipeve të mëdha, Atalanta dhe Napoli. Në dhjetë ndeshjet e fundit, në të gjitha kompeticionet, Martinez ka shënuar vetëm 1 gol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb