Ralf Gjoni dhe Edi Rama i janë rikthyer debatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për partitë e reja që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjoni tha se me rrëzimin e dekretit të Metës, Rama tashmë e ka mbyllur qarkun për partitë e reja, teksa i ka kërkuar që të paktën kandidatët e partive të reja të garojnë me lista të hapura 100%.

Rama i është përgjigjur duke i thënë se kjo është një periudhë pjellorie për partitë e reja, që tregon se sistemi është i hapur. Ai e garantoi Gjonin se më 25 prill do të shihet se kandidatët me realisht vota do të përmbysin dhe thyejnë renditjen.

RALF GJONI: Në nja tre zgjedhje e di si vidhet vota nëpërmjet komisionerëve. Dua të të them diçka. Në korrik na dhe fjalën se ndryshimet kushtetuese që u dakordësuan do reflektoheshin besnikërisht.
Ua kërkova juve dhe Ballës që t’i reflektonim brenda korrikut. Ju e keni vështirësuar jashtë mase e keni vështirësuar krijimin e partive të reja. Sepse listat janë të mbyllura.
Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër. Dua t’ju kujtoj shumë miqësisht, e keni mbyllur qarkun me Ilir Metën, Sali Berishën. Ne na detyroheni moralisht të paktën neve këtu në parlament, na detyroheni minimumi një korrektësi profesionale për të pasqyruar ato që ramë dakord.
Na lejoni të paktën ne të partive të reja që të garojmë me lista të hapura 100%.

EDI RAMA: Ralf, e para njëherë, nuk t’i thashë unë ato që the ti. As të akuzova, as që ke blerë vota, as që ke shitur vota. Nuk e di pse i the ti. Të mirëkuptoj. Mos më thuaj tani që më kërkove të jemi të sinqertë.
Ndërkohë që sa i përket partive të reja, s’kamë parë, është periudhë pjellorie e partive të reja. Që janë krijuar apo në lindje e sipër.
Sistemi është i hapur. Natyrisht, është i hapur për ata që marrin vota. Jo për ata që u mësuan të hipin tek treni, dhe kush kapte vargonin e mallrave. Nuk e di, a të kujtohet, kur shkonin në Durrës, të dielën në plazh në Durrës, ishte intensitet i madh për trenin dhe kapeshin tek spondi i vargonit të mallrave.
Ja ku e ke një atje. Ajo ka mbaruar. Dmth, ai sikur të organizojë një dasmë, ka më shumë dasmorë se votuesë. Partia, e para njëherë nuk e kemi shpikur ne këtë formulë. Dhe partia ka sigurisht një logo, ka një traditë, një vlerë të shtuar për kandidatin. Nëse je kaq i fortë edhe s’ke nevojë për listë. Nëse futeni me parti atëhere ti merr nga partia, nga lidershipi, një pjesë të vlerës që ke si kandidat. Pse çfarë është stacion treni tek fundi i Bulevardit të Ri.
Kjo është fare e qartë. E kam thënë dhe herë tjetër, qtë jesh i sigurt se zgjedhjet e 25 prillit do tregojnë se kandidatët me realisht vota do e thyejnë renditjen. Natyrisht, flas për kandidatë realeë, jo për ata të vargonit të mallrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb