Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një lidhje live për News 24 ka komentua vendimin e Lulzim Bashës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Ai tha se veprimi i kryedemokratit Basha  për të eleminuar Berishën si babain simbolik ishte gjysmake.

“Jam nisur në atë që 2 muajt e fundit në ligjërimin e kryetarëve të partive kryesore më duket një fushatë elektorale duke iu referuar Fatos Nanos. Ai tha se ka pasur konflikte dhe ka mënjanuar atë në lidershipin e partisë por ka kryer një atvrasje. Pak më vonë i pyetur nga gazetarët Besha tha se unë vij nga një parti konservatore dhe kam respekt për “babain”. Siç eliminoi Nano Ramiz Alinë dhe Rama Nanon. Kjo lloj mënyre e Bashës për ta eleminuar Berishën si babain simbolik ishte gjysmake. Pse? Sepse nga njëra anë e përjashton nga grupi, qoftë edhe përkohësisht, por kjo është përfundimtare dhe e mban në parti. Madje në organet drejtuese sepse atij i takon për faktin se ka qenë drejtues partie dhe kryeministër”- u shpreh Fuga.

Lidhur me takimet që ka nisur ish-kryeministri Berisha nëpër qytete të Shqipërisë, Fuga i ka konsideruar ato si vetëmbrojtje. Sipas tij gjuha e përdorur nga Tirana në Fier ka ardhur duke u ashpërsuar dhe kjo tregon se marrëdhëniet mes tij dhe Bashës kanë qenë të tilla edhe para vendimit të DASH.

“Kemi një gjysëm vrasje ku viktima fillon vetëmbrojtjen. Nga njëra anë e vret dhe nga njëra anë e lavdëron. Kjo bën që atvrasja është lënë përgjysëm dhe kjo sjell tërë  këtë rrëmujë. Berisha rrëfen në foltore se ky raport  nuk ka qenë vetëm pas vendimit të DASH, por edhe më përpara. Janë hapur të gjitha letrat dhe siç duket do të zhvillohet ky proces edhe në forma të ashpra. Berisha nuk kërkon të kthehet në krye të partisë sepse një sërë rrethanash e bëjnë që ai të mos e ketë këtë objektiv. Nëse do ta kërkonte ai do të diskreditonte edhe sensin e lëvizjes që ai ka marrë. Ai thotë se e ka ndërmarrë sepse kemi shkelje të statutit, sepse kryetari përjashton deputetët pa marrë vendime nga forumet. Ai përpiqet të thotë që po kërkoj të jepen fakte ndaj meje dhe pa marrë këto fakte nuk kam pse ndëshkohem. Ligjërimi nga Tirana në Fier është ashpërsuar pasi thonë që këto konflikte kanë qenë më përpara për çështje strategjike të opozitës. Ai kërkon një referendum dhe ndryshime në kryesimin e partisë. Ai i numëron Bashës  dështimet e 8 viteve. Nuk mendoj që kërkon thjesht që Basha të Anullojë vendimin që ka marrë. Është  thyer marrëdhënia midis liderit të vjetër dhe liderit të ri. Mendoj se ai kërkon një rinovim të elitave edhe të marrëdhënies midis militantëve  dhe drejtuesve”- tha akademiku.

Ai e ka konsideruar pozitive të gjithë situatën që ka krijuar vendimi i kreut të opozitës pasi mund të krijohet një opozite tjetër duke e bërë parlamentin me dy të tilla. Sipas tij Rama do që luftën midis Bashës dhe Berishës ta fitojë Basha.

“PD nuk gjen më qetësi sido që të jetë rezultati është më mirë që ky konflikt ekziston. Opozita nuk ka më keq ku të shkojë. Opozita gjatë këtyre viteve ka dështuar. Nuk ka një platformë të qartë qeverisëse dhe ka lëshuar të gjitha mandatet që kishte kërkuar t’i merrte. Ka lëshuar zgjedhjet në pushtetin lokal dhe mendoj se edhe kur ajo ankohet për sistemin e drejtësisë kjo vjen në një kohë që ajo i braktisi ato komisionet ku emëroheshin njerëzit e drejtësisë. Nëse do të qëndrojë Basha kryetar i asaj partie ai nuk do të drejtojë dot më duke thëne se jam i besuari i atij që na ka çuar në fitore. Nuk e përdor dot autoritetin e Berishës. Duke u ndarë një pjesë e deputetëve që shkojnë me Berishën dhe një pjesë tjetër që mbështesin Bashën do të  ketë një debat. Partia Demokratike ka nevojë të demokratizohet dhe demokratizimi vjen përmes njohjes së fraksioneve. Sot ajo është e detyruar të njohë fraksionet. Nëse pas një sërë hapash do të kemi 2 Parti Demokratike, ne do të kemi 2 opozita të tjera në Kuvend që prapë është pozitive. Kriza ka shpërthyer dhe unë jam i bindur që kjo është pozitive që opozita e sotme çfarë do të bëjë në parlament. Asgjë. Vetëm fjalë. Është një opozitë retorike. Ngjarjet politike brenda PD do të ndikojnë në ngjarjet brenda insituticioneve politike. Partia në pushtet do që në luftën e brendshme midis Bashës dhe Berishës të mbështesë Bashën. Skena politike zien dhe kjo është pozitive për të gjithë qytetarët”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb