Sali Berisha, Flamur Noka, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Arben Ristani e Kletis Kruja janë përjashtuar nga Partia Demokratike.

Vendimi është marrë nga kryesia e PD, e cila po ashtu, ka pezulluar 20 anëtarë të tjerë.

Gazetari Osman Stafa, raportoi për “BalkanWeb”, se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga anëtarët e kryesisë. Diskutimi i vetëm ka qenë për faktin se një pjesë e anëtarëve të kryesisë kanë kërkuar vetëm përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa një pjesë tjetër, përjashtimin e edhe të anëtarëve të pezulluar.

Nga ana tjetër, është vendosur që pezullimi, do të kthehet në përjashtim për 20 anëtarët, nëse këta të fundit, nuk distancohen nga dhuna dhe trazirat e shkaktuara më 8 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: