Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së këtij të fundit non-grata nga SHBA-të është bërë sot temë diskutimi në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma përballë gazetarëve dhe analistëve tha se Basha do të bënte hipokrizinë më të madhe në botë nëse do t’ia linte vendimin që të zgjidhte Kryesia me votë. Sipas saj, Berisha nuk është përjashtuar nga PD-ja, por është pezulluar.

“Statusi i PD ndodhet në faqen zyrtare dhe ju mund ta shihni online. Ato masat që merr kreu i PD një anëtar një votë, për masën e pezullimit. Çfarë do të hidhte në votë Basha? Do t’i drejtohej anëtarësisë, apo kryesisë dhe do t’i thoshte; ‘na ka ardhur një kërkesë nga SHBA për përjashtimin e Berishës’, të cilat nuk janë bërë publike dhe që ai nuk i njeh dhe i ankimon. 5-6 fakte që Riker i ka thënë në zyrën e Bashës dhe me dy përfaqësues të tjerë ku unë skam qenë dhe që kanë ngelur në atë takim. Çfarë të bënte Basha? Berisha këtë nuk e pranonte dhe e thoshte se do te çonte në gjyq, apo të parashtronte anëtarëve që jeni me SHBA apo me Berishën?! Si ka mundësi që kryetari s’merrte dot këtë përgjegjësi, por ia kalonte atë Kryesisë?! Është normale që Basha dhe Berisha të këshilloheshin, ku ishte realitet i përhershëm. Por për këto këshilla nuk u pyet Kryesia. Dhe tani që çështja të shkonte te përjashtimi, Basha të thoshte se s’jam përgjegjës për këtë vendim, po merreni ju! Faktet nuk t’i jep kush (provat e SHBA ndaj Berishës) DASH nuk vjen me një dosje dhe thotë kjo është dosja hetimore, por citon disa referenca. Nuk është bërë përjashtimi i Berishës, por pezullimi i tij. Mund të ishte një skenar tjetër, deputet i Kuvendit, por pjesë të grupit. Nuk i është hequr kjo e drejtë Berishës. S’e di se si mund të maksimizohej marrja e vendimit në këtë mënyrë. Sot perceptimi është se në partitë shqiptare s’ka demokraci. Nëse nuk do tëe ishte ky rezultati i votimit; ne nuk duam SHBA, por duam këtë problem, por a do të ishte PD duke u përballur me këtë problem. Ky nuk është Brexit me referendum, por e ka marrë SHBA. Ai të ka thënë; nëse Berisha është këtu, nuk kemi marrëdhënie me ju. Nëse ndodhte e kundërta, do të kishte zero shanse për të ardhur në pushtet. Për mua po t’ja jepte vendimin anëtarësisë, do të bënte hipokrizinë më të madhe në botë.”, pohoi demokratja.

Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja nuk e pranoi këtë tezë të Dumës, ndërsa shtoi se për përjashtimin apo jo të Berishës do të duhej të vendoste kryesia me votim.

“Sepse është një vendim i vështirë, unë s’do e mbaja përgjegjësinë vetë. Do të kërkoja nëse ka shumicën me vete, partinë. Ky nuk është problem i Sali Berishës. Nuk është ‘krim; ndaj Berishës, por është gabim politkk i rëndë që ka bërë Basha për partinë. Po e tregojnë se ça po ndodh. Ne duam demokraci. Unë mendoj që nëse duam një parti që të më respektojë, do këshillohesha që të ndaja përgjegjësinë ose të merrja vendim të kundërt dhe t’i thoja amerikanëve; e kam kundër anëtarësinë.”, theksoi ai.

Duma:
Mund të ketë dhe një skenar tjetër, që qasej me figurën e gjatë të Berishës. Ai mund kishte dalë në publik dhe të kishte thënë; është çështje e imja dhe s’do të tërheq partitë te ky problem. Ai tha; ‘unë nuk do të kanidoj’. Pastaj tha; ‘unë do kandidoj’. Pastaj tha; ‘unë do jem kryeministri’. S’ka koherencë, duhet të kishte një lloj maturiteti.

Lubonja: Ne duhet të mësojmë që amerikanët edhe gabojnë. Kanë dhe ata lobingjet e
tyre. Ne s’kemi gjë në terezi, pasi kemi ngelur te enverizmi. Mos u izoloni nga shqiptarët.

Duma: SHBA-të nuk janë perfekte, por është partneri më serioz që kemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb