Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se Basha me vendimin që mori zgjodhi aleatin e Shqipërisë dhe jo një deputet. I ftuar në “Real Story”, ai tha se në Shqipëri janë përjashtuar deputetë sepse kanë votuar kundër një ligji dhe akoma më shumë një arsye siç është konflikti me SHBA.

“Ne nuk po diskutojmë për qeverisjen e Bashës. Politika nuk është vetëm idealizëm. Nuk ka kuptim të flasim për sovranitetin e partive, por për shtetin po.  Nëse Berisha nuk do ta merrte mandatin e deputetit do të cënohej sovraniteti i shtetit. Në Shqipëri janë përjashtuar deputetë se kanë votuar kundër një ligji jo më se kanë konflikt me aleatin SHBA.  Deputeti përfaqëson kombin dhe jo partinë. Basha zgjodhi aleatin e Shqipërisë përballë një deputeti”-tha Iljazaj.

Më tej analisti Fatos Lubonja e shikon vendimin e Bashës si një lëvizje që e dobëson akoma më shumë opozitën. Sipas tij këtë e tregon edhe fytyra e Lulzim Bashës.

“Duke e ditur dhe në çfarë vendi jetojmë për politikë reale kemi nevojë për opozitë të fortë.  Unë këtë lëvizje e shikoj si dobësim të mëtejshme të opozitës. Gabimet e PD fillojnë me Berishën që vite më parë. E gjithë kjo është një rrugë e gabuar që mori Shqipëria që u ndërtuar ky sistem. Në këtë aspekt kjo ishte një lëvzje që forcon partinë-shtet të Edi Ramës.  Vetë fytyra e Lulzim Bashës flet. Ai është i vetëposhtëruar. A ka sens që ti rreshtosh Berishës një çarçaf me merita dhe i thua që po të heqin se nuk të do Amerika. Kjo parti është e asgjësuar dhe e poshtëruar”- tha ai

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb