Analisti Shpëtim Nazarko e ka konsideruar shpalljen non-grata të Sali Berishës si një ‘mbushje kupe’.

I ftuar në emisionin”Real Story”, Nazarko tha se PD-ja nuk është një pronë e Berishës pasi përfaqëson gjysmën e shqiptarëve.

“Në bazë të fakteve që kam parë më është krijua një përfytyrim që Berisha e ka mbushur kupën.  Ky është një akt mbushje kupe. Ambasadorja nuk një njeri tjetër veçse reciton ato që i thonë instancat më të larta. Nuk e pronë të vetn PD-në Berisha. PD-ja është një parti që përfaqëson gjysmën e shqiptarëve, një aset kombëtar. Basha ka marrë përgjegjësinë dhe për shkak të krisjes së madhe mund të japë edhe dorëheqjen. Basha mund të jetë i detyruar të japë dorëheqjen për shkak të përçarjes së Grupit Parlamentar. Nëse Berisha do ta vazhdojë aksionin e tij ai nuk do të fitojë në asnjë mënyrë por do të bëjë një dëm që do të plagosë edhe Bashës. Ky mund të jetë dëmi më i madh që do t’i bëhet PD-së”- tha ai.

Ndërkohë deputeti  Belind Këlliçi e ka konsideruar një ëndërr të keqe vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.  Sipas tij kishte ardhur momenti që pas 30 vitesh Berisha të largohej nga skena politike por jo në këtë mënyrë.

“Unë shkoj për herë të parë në parlament dhe jam rrit në PD. Unë shoh themeluesin e PD ku kam qenë në fushatat e tij që është një person i shpallur non-grata nga SHBA. Pas 30 vitesh mbase mund të kishte ardhur momenti që Berisha të ikte nga skena politike, por jo kështu. Kërkesa e tij për transparencë mund të jetë edhe e drejtë. E shoh të pamundur të dalim në konkluzione kur nuk është bërë 1 javë nga marrja e vendimit. Më duket si një ëndërr e keqe. Situata politike në vend është absurde”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: